[LAJMI I FUNDIT] Edhe një ish-ushtar i UÇK-së nga Suhareka i ftuar nga Gjykata Speciale

Pas më shumë se pesë vitesh votimi nga Kuvendi i Kosovës, Gjykata Speciale ende është duke ftuar ish-pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për intervistim.

Burime të SuharekaOnline bëjnë të ditur se një ftesë të tillë të enjten e ka pranuar edhe ish-ushtari i UÇK-së nga Komuna e Suharekës, Muhamet Buzhala.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet Buzhala në një prononcim për SuharekaOnline i cili tregoi se ftesën e ka pranuar të enjten nga zyrtarë të kësaj gjykate dhe se do të paraqitet me datën 11 dhjetor në ora 10:00.

I pyetur se në çfarë cilësie është ftuar ish-ushtari i UÇK-së, Muhamet Buzhala, tha se ende nuk e dinë saktë mirëpo sipas zyrtarëve që i kanë dorëzuar ftesën i është treguar se mund të jetë i ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Ndryshe Muhamet Buzhala ka shërbyer si ushtarë i UÇK-së në Brigadën 123, batalioni II-të dhe një kohë ka shërbyer në Policinë e Kosovës.

RAPORTO