[LAJMI I FUNDIT] Edhe një ish-ushtar i UÇK-së nga Suhareka i ftuar nga Gjykata Speciale
Pas më shumë se pesë vitesh votimi nga Kuvendi i Kosovës, Gjykata Speciale ende është duke ftuar ish-pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për intervistim. Burime të SuharekaOnline bëjnë të ditur se një ftesë të tillë sot më 28 nëntor, 2020, e ka pranuar edhe ish-ushtari i UÇK-së nga Komuna e Suharekës, Naim Kadolli. Këtë e ka […]
Pas më shumë se pesë vitesh votimi nga Kuvendi i Kosovës, Gjykata Speciale ende është duke ftuar ish-pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për intervistim.
Burime të SuharekaOnline bëjnë të ditur se një ftesë të tillë sot më 28 nëntor, 2020, e ka pranuar edhe ish-ushtari i UÇK-së nga Komuna e Suharekës, Naim Kadolli.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet Kadolli në një prononcim për SuharekaOnline i cili tregoi se ftesën e ka pranuar sot (28 nëntor, 2020) nga zyrtarë të kësaj gjykate dhe se do të paraqitet me datën 12 dhjetor në ora 10:00.
I pyetur se në çfarë cilësie është ftuar ish-ushtari i UÇK-së, Naim Kadolli, tha se në bazë të ftesës ai është i ftuar në cilësin e të dyshuarit.
Ndryshe, Naim Kadolli ka shërbyer si ushtarë i UÇK-së në Brigadën 123, batalioni II-të.