[LAJM I MIRË] Që 5 ditë me radhë asnjë i infektuar me COVID-19 në Suharekë
Numri i të infektuarve me COVID-19 javëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar. Numër i vogël i të infektuarve me këtë virus gjatë këtyre ditëve është regjistruar edhe në Komunën e Suharekës. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të IKSHPK-së, ku […]
Numri i të infektuarve me COVID-19 javëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar.
Numër i vogël i të infektuarve me këtë virus gjatë këtyre ditëve është regjistruar edhe në Komunën e Suharekës.
Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të IKSHPK-së, ku që pesë ditë radhazi nuk është regjistuar asnjë i infektuar me COVID-19 në Suharekë.
Gjatë ditës së djeshme u konfirmuan vetëm 5 raste pozitive, asnjë në Suharekë, po ashtu edhe gjatë ditës së dielë u regjistruan 23 raste pozitive, asnjë në Suharekë.
Gjithashtu më 29 maj u regjistruan 28 raste pozitive me COVID-19 në tërë Kosovën, asnjë i infektuar në Suharekë, më 28 maj 18 raste pozitve në vend, asnjë në Suharekë dhe më 27 maj u regjistruan 23 raste pozitive, asnjë në Suharekë.
Një gjë e tillë bënë që të kuptohet se është duke pasur efekt në rënien e numrit të të infektuarve, vaksinimi kundër COVID-19 si dhe masat adekuate për parandalimin dhe përhapjen e pandemisë.