Para disa ditësh familjarët e Andi Lumit kanë kërkuar nga komuniteti që të ndihmojnë për mbledhjen e fondeve për shërimin e tij në Turqi. Ndersa sot të afërmit e tij kanë bërë të ditur se fondet janë siguruar dhe Andi ka udhëtuar për ne Turqi ku edhe do të trajtohet.

Përmes një postimi në Facebook ata u janë mirënjohës gjithsecilit që ka kontribuar dhe se shuma e mbetur e të hollave do të dhurohet për ndonjë rast tjetër në nevojë.