Lajm i mirë, asnjë rast aktiv me COVID-19 në Suharekë

Lajm i mirë, asnjë rast aktiv me COVID-19 në Suharekë
Taulant Krasniqi

21.07.2021 / Suhareka

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 15 raste pozitive me COVID-19, ndërsa është regjistruar një viktimë nga ky virus.

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë (4), Gjilan (4), Gllogoc (3), Kamenicë (2), Vushtrri (1) dhe Podujevë (1).

Po ashtu, janë shëruar 11 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.549 raste.

Kurse numri i rasteve aktive është 107.

Gjatë ditës së djeshme u shërua edhe një pacient nga Suhareka, ku tashmë fatmirësisht nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19 në këtë komunë.

LEXO EDHE:  Një i vdekur dhe 70 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Numri total i rasteve pozitive është 107,921 raste nga 705,224 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,265 raste të vdekjes.

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit