Kurti nga Suhareka, koronavirusi nuk na dallon sipas komunave apo partive andaj duhet të jemi bashkë

Kryeminsitri në detyrë i republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren Emilija Redžepi kanë vizituar sot Komunën e Suharekës me ç’rast janë pritur nga kryetari i komunës, Bali Muharremaj.

Vizita e Kurtit vjen një ditë pasi që në Suharekë është shënuar viktima e parë nga pandemia covid-19.

Në një konferencë pas takimit kryetari Muharremaj ka treguar se ka njoftuar kryeministrin Kurti për masat që janë marr në Komunën e Suharekës që nga data 14 mars.

Gjithashtu Muharremaj ka treguar se Komuna e Suharekës ka bërë dezinfektimin e të gjitha rrugëve në qytet dhe fshatra të Komunës së Suharekës.

Ndërsa në prononcimin e tij kryeministri në detyrë, Albin Kuti, tha se është njoftuar nga kryetari Muharremaj për të gjitha angazhimet që është duke i bërë në parandalimin dhe luftimin e koronavirusit i cili nuk na dallon sipas komunave apo partive andaj duhet të jemi bashkë, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu ai ka shprehur ngushëllime për viktimën e ditës së mërkurë në Suharekë.

Kryeminstri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët e Komunës së Suharekës për kulturë të lartë përgjegjshmërisë qytetar duke ruajur veten të respektojnë dhe zbatojnë vendimet e qeverisë.