Kurti në Suharekë: Peticioni “Duam Zgjedhje” do të thyej rekordin e peticioneve të pasluftës
Sot, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti vizitoi degën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Suharekë, e cila edhe ka vënë pikën për nënshkrimin e peticionit. Gjatë vizitës në Suharekëë, së bashku me deputetin Salih Zyba ata takuan qytetarë që po nënshkruanin për zgjedhje të reja, me të cilët bashkëbiseduan edhe për rëndësinë e peticionit. Kurti tha […]
Sot, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti vizitoi degën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Suharekë, e cila edhe ka vënë pikën për nënshkrimin e peticionit.
Gjatë vizitës në Suharekëë, së bashku me deputetin Salih Zyba ata takuan qytetarë që po nënshkruanin për zgjedhje të reja, me të cilët bashkëbiseduan edhe për rëndësinë e peticionit.
Kurti tha se ky peticion do të thyej rekordin e peticioneve të pas luftës në Kosovë dhe është e rëndësishme që ky peticion të jetë sa më i madh, shkruan SuharekaOnline.
Mijëra qytetarë po nënshkruajnë çdo ditë peticionin, të vetëdijshëm që zgjedhjet janë burim i legjitimitetit për një shtet demokratik dhe jo një procedurë lehtësisht e mënjanueshme apo e zëvendësueshme.