Kujdestari i klasës sulmon fizikisht dy nxënëse në Mushtisht
Të enjten është arrestuar një mësues në Mushtisht, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy nxënëse. Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se dje rreth orës 08:30 kujdestari i një klase në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ”Edit Durham” në Mushtisht […]
Të enjten është arrestuar një mësues në Mushtisht, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy nxënëse.
Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se dje rreth orës 08:30 kujdestari i një klase në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ”Edit Durham” në Mushtisht ka sulmuar fizikisht dy nxënëset e tij.
Osmanollaj ka thënë se dy nxënëset kanë pranuar tretman mjekësor, por që nuk kanë pasur lëndime të mëdha.
Poashtu, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, togeri Shaban Osmanollaj ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.