10 të shëruar sot në Suharekë, mbesin edhe 40 raste aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 475 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 196 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 9.688 raste nga 39.278 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 300 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 134 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.908.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi,përmes një postimi në facebook ka treguar për shifrat e të shëruarëve dhe për numrin e rasteve aktive.

“Sipas njoftimit zyrtar te IKSHPK-se sot kemi 10 raste te shëruar dhe 6 raste te reja me virusin SARS-COV-2.Deri më tani numri i të identifikuarve me virusin SARS-CoV-2 ne Therandë ka arritë në 133, prej tyre 85 të shëruar plotësisht. Kurse 40 raste janë akoma aktive dhe fatekqesisht kemi 8 vdekje ne komunen tonë.Ju lutem të keni më shumë kujdes, sepse numri i të infektuarve në vendin tonë çdo ditē e më shumë po rritet, rrespektoni rekomandimet e IKSHPK-se” ka shkurar Kuqi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.