Kryetarja e qytetit të Fellbahut të Gjermanisë viziton Suharekën!

Komuna e Suharekës këto muajt e fundit po vizitohet nga turistë të shumtë e sot ky qytet u vizitua nga Kryetarja e qytetit të Fellbahut të Gjermanisë.

Kryetarja e qytetit të Fellbahut të Gjermanisë, Gabrielle Zull e vizitoi Komunën e Suharekës, ku në këtë vizitë po e shoqëron edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me stafin e tij.

Në zyrën e kryetarit, ata së bashku më zyrtarë nga të dyja komunat, ajo gjermane dhe kosovare, kanë bashkëbiseduar për ecuritë e punës dhe praktikat punuese të të dyja komunave, me theks të veçantë, për zhvillimin e mëtutjeshëm të Komunës së Suharekës.

Kryetari Muharremaj, i ka uruar mirëseardhje, kryetares Zull, dhe e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme të Komunës së Fellbach-ut, ndaj Komunës së Suharekës. 

Kryetarja e Fellbahut u mahnit nga mikpritja që i’u bë sot asaj, duke i falënderuar qytetarët si dhe Kryetarin e Komunës për punën që po e bëjnë në këtë Komunë.

“Komuna e Suharekës ka vullnet ta vazhdoj procesin e binjakzimit dhe do të angazhohet për proceset e ardhshme, në bashkpunim për shumë projekte”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Kryetari Muharremaj e ka njoftuar znj.Zull, me punën e përditshme që ai bënë si dhe e ka njoftuar për zhvillimin e Komunës së Suharekës, lidhur me projektet e realizuara të deritanishme si dhe me ato që janë në plan të realizohen tutje.

Pas takimit zyrtar, ata së bashku kanë vazhduar me vizita nëpër projektet e realizuara nga Komuna e Suharekës, si tek: “shtigjet e ecjes“, Shtëpisë së Fellbahut, Bibliotekës së qytetit, Muzeut dhe ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës etj.

Kujtojmë se në shenjë respekti ndaj shtetit Gjerman si dhe ndaj qytetit të Fellbahut, në Suharekë gjendet shtëpia me emrin Fellbach-Haus “Shtëpia e Fellbahut”, ku në këtë shtëpi mbahen aktivitete të shumta kulturore dhe artistike.

RAPORTO