Kryetarja e qytetit të Fellbahut të Gjermanisë viziton fshatin Sallagrazhdë

Komuna e Suharekës këto muajt e fundit po vizitohet nga turistë të shumtë e dje ky qytet u vizitua nga Kryetarja e qytetit të Fellbahut të Gjermanisë.

Kryetarja e Fellbahut të Gjermanisë, e cila po qëndron në Suharekë, bashkë me kryetarin Muharremaj, e kanë vizituar fshatin Sallagrazhdë dhe i kanë vizituar dy tempjut fetarë, Kishën dhe Xhaminë.

Kryetari Muharremaj, i ka uruar mirëseardhje, Kryetares Zull, dhe e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme të Komunës së Fellbach-ut, ndaj Komunës së Suharekës. 

Kryetarja e Fellbahut u mahnit nga mikpritja që i’u bë sot asaj, duke i falënderuar qytetarët si dhe Kryetarin e Komunës për punën që po e bëjnë si në qytet ashtu edhe në fshatra.

Gjatë vizitës, kryetari Muharremaj është shprehur: “Me kryetaren e Fellbahut Gabrielle Zull sot e vizituam Sallagrazhden, toleranca fetare në këtë fshat është shembull unik”.

“Ne jemi krenar për njerëzit, që mbi të gjitha e vlersojnë lirinë e njëri-tjetrit”, ka përfunduar, kryetari Muharremaj.

RAPORTO