Po ashtu, ai ka diskutuar rreth kërkesave të tyre që kanë për rregullimin e infrastrukturës dhe projekteve të tjera.
“Angazhimi im do të jetë i vazhdueshëm, në gjetjen e mundësive për investime në të gjitha fshatrat e Komunës së Suharekës”, ka thënë kryetari Muharremaj.
Nga Komuna e Suharekës kanë njoftuar se banorët e fshtit Sopijë e kanë falënderuar kryetarin Muharremaj për vizitën në fshatin e tyre, e të cilët u shprehën të kënaqur me punën e tij.
Gjithashtu, nga komuna jonë kanë bërë të ditur se mëngjeset e kryetarit Muharremaj, do të fillojnë të tilla ditëve në vijim në lokacione të tjera.