Kryetari Muharremaj viziton shkollën fillore në Leshan dhe Tërrnje

19.01.2022

Kryetari Muharremaj sot ka vizituar shkollën fillore “Vaso Pashë Shkodrani” në fshatrat Leshan dhe Tërrnje të Suharekës. Muharremaj ka theksuar se gjatë kësaj vizite është interesuar për kushtet në shkollë si dhe për mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit mësimor. Po ashtu, ai ka shtuar se mësimdhënësve dhe nxënësve të kësaj shkolle fillore u […]

Kryetari Muharremaj viziton shkollën fillore në Leshan dhe Tërrnje Foto: Ilustrim

Kryetari Muharremaj sot ka vizituar shkollën fillore “Vaso Pashë Shkodrani” në fshatrat Leshan dhe Tërrnje të Suharekës.

Muharremaj ka theksuar se gjatë kësaj vizite është interesuar për kushtet në shkollë si dhe për mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit mësimor.

Po ashtu, ai ka shtuar se mësimdhënësve dhe nxënësve të kësaj shkolle fillore u ka uruar suksese në procesin mësimor.

“E rëndësishme është që të kemi kushte sa më të mira në shkolla, ku me punë dhe angazhim realizojmë suksese për të ardhmen e brezave”, tha ai.