Kryetari Muharremaj shtron iftar për Bashkësinë Islame në Suharekë

Për Bashkësinë Islame të Suharekës, shefat e grupeve parlamentare të Asamblesë Komunale dhe për mysafirë të shumtë, kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka organizuar iftar për nder të Muajit të Shenjtë të Rmazanit.

Kryetari Muharremaj gjatë ceremonisë së iftarit është shprehur: “Iftari sonte me Bashkësinë Islame dhe musafirë të shumtë, shënon falenderimin për të gjithë agjeruesit në Muajin e Ramazanit duke besuar që lutjet të na pranohen”.

“Shpresojmë që paqja dhe mirëkuptimi për njëri-tjetrin të na shoqëroj gjithmonë”, ka shtuar më tej, kryetari Muharremaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.