Kryetari Muharremaj pranon dokumentin “Plani Zhvillimor Komunal 2021-2029”

Në mbledhjen e dhjetë të këtij viti dhe të fundit për legjislaturën e kaluar ishte mbajtur seanca e rregullt e asamblesë komunale në Suharekë më 29 tetor.

27.11.2021 / Suhareka

Kryetari Muharremaj pranon dokumentin “Plani Zhvillimor Komunal 2021-2029”
Foto: Ilustrim

Gjatë asaj seance pikë kyçe kishte qenë miratimi i Planit Zhvillimor Komunal tek e cila asambleistët kanë replikuar dhe kanë kërkuar që e njëjta të bartet në një seance tjetër.

Megjithatë pas shterrjes së debatit kjo pikë e rendit të ditës ka kaluar me 17 vota për, 9 kundër dhe 3 abstenime.


Plani Hapësinor i Kosovës, Strategjia për Zhvillim Hapësinor, është dokument i planifikimit hapësinor, i përgatitur nga niveli i qeverisjes qendrore për të siguruar zhvillim të baraspeshuar dhe të qëndrueshëm për regjionet dhe komunat e Republikës së Kosovës.

Sipas qeverisjes procesi i hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, është bërë në rrethana të përshtatshme, duke marrë parasysh gjendjen ekzistuese, planifikimet hapësinore ekzistuese si dhe një spektër të gjerë të aspekteve që shqetësojnë banorët.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se edhe zyrtarisht pas hyrjes në fuqi në Kuvend Komunal ka pranuar dokumentin “Plani Zhvillimor Komunal 2021-2029”.

Kryetari Muharremaj ka thënë se si kryetar komune është i gatshëm që dokumentin më të rëndësishëm strategjik të Komunës, së bashku me të gjitha njësitë sektoriale komunale, ta zbatojnë duke i siguruar qytetarëve zhvillim të qëndrueshëm konform planifikimit të 8 viteve të ardhshme.

Njoftimi i plotë i Muharremajt:

Edhe zyrtarisht pas hyrjes në fuqi në Kuvend Komunal pranova dokumentin “Plani Zhvillimor Komunal 2021-2029”.

Si Kryetar i Komunës jam i gatshëm që dokumentin më të rëndësishëm strategjik të Komunës, së bashku me të gjitha njesitë sektoriale komunale, ta zbatojmë duke i siguruar qytetarëve zhvillim të qëndrueshëm konform planifikimit të 8 viteve te ardhshme.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *