Kryetari Muharremaj: Policia e Kosovës është krenaria jonë, respektoni uniformën zyrtare dhe detyrën e tyre

06.09.2021

Sot u shënua 22-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, ku përmes një ceremonie simbolike PK-ja festoi themelimin e saj. Në këtë ditë të përvjetorit, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka vizituar stacionin policor të komunës sonë, ku është pritur nga komandanti i këtij stacioni, kapiten Afrim Sylaj, si dhe përfaqësuesit e tjerë […]

Kryetari Muharremaj: Policia e Kosovës është krenaria jonë, respektoni uniformën zyrtare dhe detyrën e tyre Foto: Ilustrim

Sot u shënua 22-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, ku përmes një ceremonie simbolike PK-ja festoi themelimin e saj.

Në këtë ditë të përvjetorit, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka vizituar stacionin policor të komunës sonë, ku është pritur nga komandanti i këtij stacioni, kapiten Afrim Sylaj, si dhe përfaqësuesit e tjerë të PK-së.

Kryetari Muharremaj ka thënë se Policia e Kosovës është krenaria jonë.

Ai ka thënë se ata janë vëllezrit dhe motrat tona, duke shtuar se detyra e tyre në shërbim të sigurisë tonë është edhe një vlerë më shumë në personalitetin e tyre.

Gjithashtu, Muharremaj ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë uniformën zyrtare dhe detyrat e tyre.

“Shteti ka kuptim kur ligji dhe rregulli zbatohet nga të gjithë. Nuk e mohoj që secili nga ne mund të ketë gabime, por duhet që për të mirën e përgjithshme të shoqërisë, të angazhohemi secili prej nesh që ta bëjmë shtetin tonë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”, ka shkruar kryetari Muharremaj në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Ndër tjerash, kryetari i Komunës së Suharekës i ka uruar policëve punë të mbarë, shëndet për ta dhe familjet e tyre.