Kryetari Muharremaj njoftohet me ecurinë e punëve të secilit dikaster

Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremi ka mbledhur drejtorët komunalë për të diskutuar rreth ecurisë së realizimit të projekteve.

Në këtë takim u bë e ditur se projektet janë duke u realizuar sipas dinamikës së paraparë.

Ndësa drejtorët komunal raportuan mbi ecurinë e punëve të secilit dikaster.

“Sot në takimin e radhës me drejtorët kemi diskutuar për projektet që po realizohen. Është raportuar mbi ecurinë e punëve në secilin dikaster, duke u theksuar edhe propozimet dhe vërejtjet gjatë punës”, ka shkruar Kryetari Muharremaj në Facebook.

🎬🍿 Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni nga premierat më të fundit botërore, deri tek filmat vendor që po vazhdojnë të korrin suksese.

Po ashtu Kryetari Muharremaj ka njoftuar se: “Gjatë ditëve në vijim do të njoftoheni mbi realizimin e projekteve që po bëhen në teren”.