Kryetari Muharremaj e quan Suharekën “Qyteti i Luleve”

08.07.2021

Tash e sa kohë Komuna e Suharekës është duke u qeverisur nga kryetari Bali Muharremaj. Gjatë këtij mandati Komuna e Suharekës kishte investuar në zbukurimin e qytetit si dhe fshatrave me lule. Po ashtu edhe ndërtimi i sheshit të qytetit ka zbukuruar qytetin si dhe me lulet e vendosura në atë pjesë. Kryetari i Komunës […]

Kryetari Muharremaj e quan Suharekën “Qyteti i Luleve” Foto: Ilustrim

Tash e sa kohë Komuna e Suharekës është duke u qeverisur nga kryetari Bali Muharremaj.

Gjatë këtij mandati Komuna e Suharekës kishte investuar në zbukurimin e qytetit si dhe fshatrave me lule.

Po ashtu edhe ndërtimi i sheshit të qytetit ka zbukuruar qytetin si dhe me lulet e vendosura në atë pjesë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj këtë komunë e ka quajtur “Qyteti i Luleve”.

Ai ka publikuar disa fotografi, ku disa punëtorë i ujisin lulet të vendosura në sheshin e qytetit.

Këto fotografi ai i ka publikuar me mbishkrimin “Qyteti i Luleve”.