Kryetari Muharremaj e drejtori Bajselmani takojnë drejtorët e shkollave

07.04.2022

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me drejtorin e Arsimit, BRemzi Bajselmani dhe zyrtarë të DKA-së, kanë takuar drejtorët e të gjitha shkollave të Komunës së Suharekës. Tema e takmit ka qenë ecuria e procesit mësimor në shkolla e po ashtu edhe cilësia, sfidat e shumë tema të tjera që arsimi në […]

Kryetari Muharremaj e drejtori Bajselmani takojnë drejtorët e shkollave Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me drejtorin e Arsimit, BRemzi Bajselmani dhe zyrtarë të DKA-së, kanë takuar drejtorët e të gjitha shkollave të Komunës së Suharekës.

Tema e takmit ka qenë ecuria e procesit mësimor në shkolla e po ashtu edhe cilësia, sfidat e shumë tema të tjera që arsimi në tërësi përballet çdo ditë.

Kryetari Muharremaj dhe drejtori Bajselmani, kanë kërkuar nga drejtorët angazhim maksimal me qëllimin e vetëm që nxënësit të përfitojnë më shumë gjatë procesit mësimor.

Drejtorët, i kanë falënderuar kryetarin dhe drejtorin për interesimin e arsimit të tërësi në Komunën e Suharekës e në veçanti për kujdesin ndaj nxënësve.