Pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugëve në territorin e Komunës së Suharekës po vazhdon.
Në fillim të ditës, kryetari i Komunës së Suharekës z.Muharremaj, ka dalur në terren për t’i vizituar punëtorët që kujdesen për ambientin e territorit të Komunës së Suharekës.
Ai gjatë takimit më punëtorët ka apeluar: “Ju këshilloj që së bashku ta ruajmë dhe mbrojmë ambientin, në të cilin ne si qytetarë të Komunës së Suharekës po jetojmë”.

Puna dhe angazhimi i institucionit të Komunës, është duke vazhduar me intensitet të lartë në shumë projekte, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës.