Kryetari i Komunës së Suharekës mban fotografinë e Rugovës dhe Thaçit në zyrë

05.02.2020

Me të filluar punën si kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani kishte zhvendosur fotografinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit duke e zëvendësuar me atë të presidentit historik, Ibrahim Rugova. Fotografitë e presidentëve janë kthyer në fushë të konfliktit mes Kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe Partisë Demokratike të Kosovës, pas “zëvendësimit” të portretit të Presidentit […]

Kryetari i Komunës së Suharekës mban fotografinë e Rugovës dhe Thaçit në zyrë Foto: Bali Muharremaj - Intervistë

Me të filluar punën si kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani kishte zhvendosur fotografinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit duke e zëvendësuar me atë të presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Fotografitë e presidentëve janë kthyer në fushë të konfliktit mes Kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe Partisë Demokratike të Kosovës, pas “zëvendësimit” të portretit të Presidentit Hashim Thaçi nga zyra e Osmanit.

PDK’ja i ka reaguar ditën e martë kryeparlamentares, duke e akuzuar për shkelje të ligjit por edhe për mbajtje të inateve personale. Osmani që e ka zëvendësuar fotografinë e Thacit me të Rugovës, thotë se e mban në zyrë atë që e inspiron.

Gjatë ditës, ajo ka thënë se nuk e ka larguar nga kabineti i saj fotografinë e presidentit Hashim Thaçi, por vetëm e ka zhvendosur atë. “Nuk e kam larguar, por vetëm e kam zhvendosur në një vend me se të merituar për presidentin aktual. Unë e njoh mirë legjislacionin dhe nuk ka shkelje kushtetuese sepse nuk përcaktohet aty se në cilin cep të Kuvendit të jetë fotografia, ju do të vini dhe do ta shihni vet”, tha Osmani gjatë një vizite në QKUK.

Në rregulloren e Qeverisë së Kosovës Nr. 19/2011, e cila rrjedh nga Ligji për Protokollin e Shtetit, bëhet e qartë saktësisht se ku duhet të vendoset fotografia e Presidentit të shtetit. Në nenin 4, pika 3, thuhet se Fotografia në zyre duhet të vendoset në mur në vend të dukshëm apo ballor.

1. Fotografia duhet të ketë përmasat minimale 40-60cm.
2. Fotografia duhet të jetë e vendosur në kornizë.
3. Fotografia në zyre duhet të vendoset në mur në vend të dukshëm/ballor.
4. Fotografia duhet të vendoset në distancë afërsisht 2 m nga dyshemeja”, thuhet në nenin 4 të kësaj rregullore.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përveç fotografisë së presidentit aktual, Hashim Thaçi në zyre e mban edhe fotografinë e Ibrahim Rugovës, shkruan SuharekaOnline.

Kryetari që vie nga partia e Ramush Haradinajt, AAK, në ballinën e zyrës mbanë edhe fotografinë e një ish-kryetarit të Suharekës nga radhët e LDK-së, Ukë Bytyçit që ishte vrarë në pritë pasi kishte fituar zgjedhjet.