Kryetari i Çairit të Maqedonisë së Veriut viziton Suharekën, ia dhuron Muharremajt fanelën e Shkupit
Kryetari i Komunës së Çairit të Maqedonisë së Veriut, Visar Ganiu gjatë ditës së sotme ka vizituar kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Sonte do të zhvillohet ndeshja e kthimit mes Ballkanit dhe Shkupit në stadiumin “Fadil Vokrri” […]
Kryetari i Komunës së Çairit të Maqedonisë së Veriut, Visar Ganiu gjatë ditës së sotme ka vizituar kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Sonte do të zhvillohet ndeshja e kthimit mes Ballkanit dhe Shkupit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Muharremaj ka thënë se sonte dy ekipet shqiptare do të shkëlqejnë.
Kryetari Ganiu ia ka dhuruar të parit të Suharekës edhe fanelën zyrtare e ekipit të FC Shkupit, ku Muharremaj është shprehur i nderuar për këtë dhuratë.
“Jam shumë i nderuar nga vizita e z.Visar Ganiu Kryetar i Komunës së Çairit – Maqedonia e Veriut. Sonte dy ekipe shqiptare do të shkëlqejnë në Prishtinë.
I nderuar poashtu që mu dha edhe fanela zyrtare e Ekipit të Shkupit. Faleminderit“, ka shkruar Muharremaj në Facebook.