Aktuale

Kryeministri Haradinaj viziton fabrikën e këpucëve “SOLID”

Foto: Ilustrim

Gjatë vizitës së punës në Komunën e Suharekës, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar edhe fabrikën e këpucëve “SOLID”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka vizituar fabrikën “SOLID”, në Suharekë, e cila merret me prodhimin e këpucëve.

Kryeministri Haradinaj ka premtuar se Qeveria jonë do të jetë partner i përkushtuar në përpjekjet e bizneseve që ato të rriten dhe të zhvillohen më tutje.

Haradinaj ka parë nga afër punën në repartet prodhuese të fabrikës, ku është njoftuar me ecurinë e punëve në fabrikë, sfidat dhe sukseset e saj.

Impresionues fakti që kompania “SOLID”, ka një qarkullim vjetor prej 3.2 milionë euro dhe 249 punëtorë.

Haradinaj është befasuar jashtëzakonisht për të mirë, pasi ka vizituar një kompani ndërkombëtare për faktin që produktet i plason në tregjet e shumë shteteve të Evropës.

Kryeministri Haradinaj, falënderoi fabrikën “SOLID” për vlerën e saj, që është prodhimi, ekonomia, duke i përgëzuar po ashtu për një punë të mrekullueshme.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili tha se kompanitë e kësaj komune do ta kenë çdo herë mbështetjen e qeverisë komunale.

“Me 164 biznese prodhuese, 2497 biznese aktive, Suhareka ka potencial zhvillimi dhe përkrahja e Qeverisë në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të kësaj komune nuk do të mungojë asnjëherë”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj./SuharekaOnline/