Në fshatin Studençan, në SHFMU “Kongresi i manastirit”, sot u shënua “Dita e Shkollës” ku e pranishme ishte edhe nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka dhe zyrtarë të tjerë nga Komuna e Suharekës.
Nënkryetarja Suka, e ka uruar stafin e shkollës për ditën e veçantë të tyre.

Në shenjë nderi dhe respekti për dëshmorët dhe martirët e fshatit Studençan, janë bërë homazhe dhe janë vendosur lule, në lapidarin e dëshmorëve.
Manifestimi në këtë shkollë vijoi me këngë, valle dhe recitale të pergatitura nga nxënësit e kësaj shkollë.
