Kremtohet dita e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë

19.05.2023

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë “Rexhep Kuçi” sot kremton ditën e saj, e poashtu edhe në këtë ditë kremtohet edhe dita e mjekut familjar. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë me aktivitete të ndryshme sot po e kremton ditën e saj dhe Ditën e mjekut familjar, raporton SuharekaOnline. Aktiviteti ka […]

Kremtohet dita e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë Foto: Ilustrim

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë “Rexhep Kuçi” sot kremton ditën e saj, e poashtu edhe në këtë ditë kremtohet edhe dita e mjekut familjar.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë me aktivitete të ndryshme sot po e kremton ditën e saj dhe Ditën e mjekut familjar, raporton SuharekaOnline.

Aktiviteti ka filluar në Sheshin e Qytetit ku ekipe të infermierëve po e bëjnë matjen e sheqerit në gjak dhe matjen e tensionit si dhe po i japin këshilla qytetarëve.

Nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka ka përshëndetur ekipet e infermierëve dhe ua ka uruar ditën e tyre.

Ndërsa, sot gjatë ditës do të ndahen edhe mirënjohje për punëtorë të dalluar të këtij Institucioni shëndetësor

“QKMF “Rexhep Kuçi” sot kremton ditën e saj dhe Ditën e mjekut familjar

Me aktivitete të ndryshme Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë sot po e kremton ditën e saj dhe Ditën e mjekut familjar. Aktiviteti ka filluar në Sheshin e Qytetit ku ekipe të infermierëve po e bëjnë matjen e sheqerit në gjak dhe matjen e tensionit si dhe po i japin këshilla qytetarëve. Nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka ka përshëndetur ekipet e infermierëve dhe ua ka uruar ditën e tyre. Ajo ka takuar edhe disa nga qytetarët në shesh të cilët kishin ardhur për të shikuar se si qendron gjendja shëndetësore e tyre. Sot gjatë ditës do të ndahen edhe mirënjohje për punëtorë të dalluar të këtij Institucioni shëndetësor.” thuhet në njoftimin e komunës.