Krejt çka duhet të dini rreth masave anti-COVID në Komunën e Suharekës

28.11.2020

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar dje se kanë hyrë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100,000 banorë. Kategorizimi i komunave është bërë në tri grupe zona e kuqe, e verdhë dhe ajo e gjelbër. Komuna e Suharekës bënë pjesë në zonën […]

Krejt çka duhet të dini rreth masave anti-COVID në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar dje se kanë hyrë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100,000 banorë.

Kategorizimi i komunave është bërë në tri grupe zona e kuqe, e verdhë dhe ajo e gjelbër.

Komuna e Suharekës bënë pjesë në zonën e verdhë zonë kjo me rrezik të mesëm nga COVID-19.

Sipas masave për këtë grup bizneseve u lejohet të punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00. Është rregulluar po ashtu transporti. Qendrat tregtare punojnë deri në ora 18:00.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbëmë se ky kategorizim do të rishikohet më 4 dhjetor 2020, varësisht nga numri i rasteve pozitive në 100,000 banorë.