Krasniqi: Ndryshimin për Suharekën mund ta sjell Murtez Zekolli

17.08.2021

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi ka thënë se ndryshimin për Suharekën mund ta sjell Murtez Zekolli, profesori dhe veterani, aktivisti dhe veprimtari i shquar, me vizion për qeverisje transparete dhe llogaridhënëse. Tutje Krasniqi ka shtuar se Zekolli është garanci se qeverisjen do ta bëjë të qasshme e të barabartë për të gjithë […]

Krasniqi: Ndryshimin për Suharekën mund ta sjell Murtez Zekolli Foto: Ilustrim

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi ka thënë se ndryshimin për Suharekën mund ta sjell Murtez Zekolli, profesori dhe veterani, aktivisti dhe veprimtari i shquar, me vizion për qeverisje transparete dhe llogaridhënëse.

Tutje Krasniqi ka shtuar se Zekolli është garanci se qeverisjen do ta bëjë të qasshme e të barabartë për të gjithë qytetarët e komunës së Suharekës.

“Ndryshimin për Suharekën mund ta sjell Murtez Zekolli, profesori dhe veterani, aktivisti dhe veprimtari i shquar, me vizion për qeverisje transparete dhe llogaridhënëse.

Murtezi me moralin e tij të punës, kreativitetin dhe vendosmërinë për zbatimin e programeve konkrete, është garanci se qeverisjen do ta bëjë të qasshme e të barabartë për të gjithë qytetarët e komunës së Suharekës, sepse ai ia di prioritetet qytetarëve, ia di mundësitë komunës dhe ka plan konkret.

Në krye të Suharekës, Murtezi do të sjell ndryshimin i cili i duhet këtij qyteti dhe qytetarëve që kërkojnë më shumë punë, më shumë projekte cilësore, më shumë transparencë dhe më shumë përfshirje të rinisë në vendimmarrje” thuhet në njoftimin e Krasniqit.