Krahasuar me vitin 2020, këtë vit shënohet rënie e punëkërkuesve në Suharekë
Buletini tremujor TM3 2021 është ndër botimet më të veçanta dhe gjithëpërfshirëse të ASK-së. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën. Informacionet statistikore, që janë paraqitur në Buletinin tremujor, TM3 2021, janë përgatitur në bazë të eksperiencës, bashkëpunimit me shfrytëzuesit dhe […]
Buletini tremujor TM3 2021 është ndër botimet më të veçanta dhe gjithëpërfshirëse të ASK-së. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën.
Informacionet statistikore, që janë paraqitur në Buletinin tremujor, TM3 2021, janë përgatitur në bazë të eksperiencës, bashkëpunimit me shfrytëzuesit dhe gatishmërisë së departamenteve të ASK-së, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave të përdoruesve.
Sipas të dhënave që ka siguruar SuharekaOnline, bëhet e ditur se në vitin 2020 ishte në rritje numri i punëkërkuesve, ku vetëm në muajin dhjetor të 2020’s në komunën e Suharekës ishin 5.159 punëkërkues, prej tyre 2.373 femra dhe 2.786 meshkuj.
Ndërkaq, në vitin 2021 kishte shënuar rënie numri i punëkërkuesve në komunën tonë, në janar të këtij viti kanë qenë 4,308 punëkërkues, prej tyre 1.936 femra dhe 2.372 meshkuj, ndërsa ky numër në shkurt ishte rritur pak, ku në muajin e lartcekur ishin 4.399 punëkërkues, prej tyre 1,997 femra dhe 2,402 meshkuj.
Kurse, në muajin mars të këtij viti krahasuar me marsin e vitit 2020 që ishin 4,738 punëkërkues, ky numër ra në 4,602, ku prej tyre 2.125 ishin femra dhe 2.477 meshkuj.
Në prill ky numër i punëkërkuesve ishte rritur në 4,667 punëkërkues, prej tyre 2.183 femra dhe 2.484 meshkuj, në maj ishin 4.699 punëkërkues, 2.207 femra dhe 2.492 meshkuj.
Gjithashtu, në qershor në krahasim me majin ishte rritur numri në 4.775, prej tyre 2.253 meshkuj dhe 2.522 femra, e në korrik ishin 4790 punëkërkues, prej tyre 2.263 femra dhe 2.527 meshkuj, ndërkaq në muajin gusht u rrit numri në 4.828 punëkërkues, prej tyre 2.285 femra dhe 2.543 meshkuj.
Në muajin shtator, krahasim me gushtin e këtij viti, ky numër u rrit në 4.862 punëkërkues, prej tyre 2.309 femra dhe 2.553 meshkuj, kurse në muajin shtator të 2020-ës ishin 6,755 punëkërkues, prej tyre 3163 femra dhe 3619 femra.
Suharekë | Total | Femër | Meshkuj |
Janar 2020 | 4,597 | 2,293 | 2,304 |
Shkurt 2020 | 4,705 | 2,366 | 2,399 |
Mars 2020 | 4,738 | 2,385 | 2,353 |
Prill 2020 | 6,069 | 2,855 | 3,214 |
Maj 2020 | 6,433 | 2,972 | 3,461 |
Qershor 2020 | 6,492 | 3,002 | 3,490 |
Korrik 2020 | 6,606 | 3,062 | 3,544 |
Gusht 2020 | 6,676 | 3,093 | 3,583 |
Shtator 2020 | 6,755 | 3,163 | 3,619 |
Tetor 2020 | 5,058 | 2,314 | 2,744 |
Nëntor 2020 | 5,092 | 2,330 | 2,762 |
Dhjetor 2020 | 5,159 | 2,373 | 2,786 |
Suharekë | Total | Femër | Meshkuj |
Janar 2021 | 4,308 | 1,936 | 2,372 |
Shkurt 2021 | 4,399 | 1,997 | 2,402 |
Mars 2021 | 4,602 | 2,125 | 2,477 |
Prill 2021 | 4,667 | 2,183 | 2,484 |
Maj 2021 | 4,699 | 2,207 | 2,492 |
Qershor 2021 | 4,775 | 2,253 | 2,522 |
Korrik 2021 | 4,790 | 2,263 | 2,527 |
Gusht 2021 | 4,828 | 2,285 | 2,543 |
Shtator 2021 | 4,862 | 2,309 | 2,553 |