Krahasuar me gjashtë mujorin e vitit 2020, këtë vit rritet niveli i sigurisë në Komunën e Suharekës

21.07.2021

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB-ja) për periudhën Janar-Qershor tё vitit 2021, ka mbajtur tri (3) takime të rregullta dhe ato konform planit të veprimit të miratuar nga Kuvendi i Komunës së Suharekës, edhe pse kemi qenë në një kohë shumë të pazakonshme për shkak te pandemisë nga Corona virusi COVID 19. Në këto […]

Krahasuar me gjashtë mujorin e vitit 2020, këtë vit rritet niveli i sigurisë në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB-ja) për periudhën Janar-Qershor tё vitit 2021, ka mbajtur tri (3) takime të rregullta dhe ato konform planit të veprimit të miratuar nga Kuvendi i Komunës së Suharekës, edhe pse kemi qenë në një kohë shumë të pazakonshme për shkak te pandemisë nga Corona virusi COVID 19.

Në këto takime kanë marrë pjesë kryesisht shumica e anëtarëve të KKSB-së.

Në takimin e parë (1) të rregullt, të mbajtur me datën 19.02.2021, tema diskutimi kanë qenë:

  • Vlerësimi i përgjithshëm i sigurisë në territorin e Komunës;
  • Monitorimi dhe raportimi mbi nivelin e sigurisë në shkolla dhe zbatimi i planit operativ për përdorimin e masave mbrojtëse për mbrojtje nga përhapja e COVID-19;
  • Trajtimi i qeneve endacak;

Sa i përket muajit janar të vitit 2021 kemi një gjendje më të mirë. Rastet e iniciuara 55 raste ose -14%, vepra penale 36 ose -25%,  raste dhunë familjare 2 raste ose -3.3%, vjedhje 8 rate, vjedhje me tentativë 2, vjedhje e rëndë 2 ose -75 %, zjarrëvënie 0 raste, aksidente trafiku 16, tiketa të shqiptuara të trafikut janë 832, kurse 482 tiketa anti-covid me krahasuar me muajin e njëjtë të vitit te kaluar gjendja e sigurisë është me e kënaqur, vlen të theksohet se dhuna në familje ende është evidente ndoshta ka ndikuar edhe situate covid -19.

Situata nëpër shkolla aktualisht është stabile këtë periudhë nuk kemi të raportuar asnjë mësimdhënës dhe asnjë nxënës të infektuar me virus covid-19. Kemi raporte ditore nga drejtorët e shkollave dhe po e përcjellim situatën. Kemi donatorë  që po na mbështesin me mjete higjienike si maska dhe dezinfektues për nxënës dhe mësimdhënës.

Vlen të theksohet se të gjitha objektet shkollore ku janë mbajt zgjedhjet qendrore janë dezinfektua.

Jemi në zbatim të planeve operative anti-covid-19 për parandalimin e pandemisë te nxënësit dhe mësimdhënësit.

Në takimin e dytë (2) të rregullt të mbajtur me datën 14.04.2021, tema diskutimi kanë qenë:

  • Analizimi i vjedhjeve në territorin e Komunës së Suharekës;
  • Vetëdijesimi i nxënëseve për rrezikun nga minat dhe mjeteve të tjera të pa shpërthyera nga lufta;
  • Identifikimi dhe lirimi i hapësirave publike konkretisht trotuareve;

Sa i përket vjedhjeve kemi më pak raste se vitin e kaluar, nuk mungon bashkëpunimi me partnerët tanë. Kjo strategji ka ndiku që koeficienti i rasteve të vjedhjeve të ulet. Statistikat e muajit mars të vitit te kaluar  kanë qenë 11 vjedhje dhe si vjet 3 vjedhje, vjedhje të rënda 6 vjet dhe sivjet 6, dhunë në familje 7 raste vjet dhe sivjet 5 raste.

Në takimin e tretë (3) të rregullt të mbajtur me datën 09.06.2021, tema diskutimi kanë qenë:

  • Diskutim për aktivitetet e organizuara nga Drejtoria e Arsimit për maturantët;
  • Prishja e rendit dhe qetësisë publike nga lokalet e natës dhe personat e pa përgjegjshëm;
  • Parapërgatitja dhe vetëdijesimi i qytetarëve për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonit veror;
  • Plani operativë për sezonin e pushimeve të mërgimtarëve dhe dasmave;

Sipas te dhënave nga Drejtoria e Arsimit Covid-19 ka pas pasoja edhe në arsim dhe ne si Komunë jemi angazhuar maksimalisht dhe procesi mësimor ka rrjedh mirë. Ka një javë që ka përfunduar viti për maturantët dhe janë duke u bo përgatitjet për testin e maturës që do të mbahet me 26 qershor. Kemi kërkesë nga ana e maturantëve për lejimin e mbajtjes së maturës drejtuar DKA-së dhe Kryetarit mirëpo ne do ti zbatojmë masat dhe rekomandimet qe jepen nga Qeveria e Republikës së Kosovës lidhur me aktivitetet e maturantëve.

Sa i përket prishjes së rendit dhe qetësisë publike nga lokalet e natës dhe personat e pa përgjegjshëm situatën e kemi të qetë për këtë gjashtëmujor pasi që nuk lejohet që lokalet te punojnë mbas orës 23;00 , thuhet në raportin e KKSB-së për gjashtë mujorin e parë të vitit 2021.