Kosovari nga Suhareka ftohet nga Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve

17.01.2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump edhe këtë herë do të jetë nikoqir i personaliteteve të shumta nga e mbarë bota, për të shënuar Mëngjesin e Lutjeve 2020. Në mesin e tyre, tashmë kanë arritur edhe ftesat e para për kosovarët për të qenë pjesë e kësaj ngjarje të mëngjesit të 6 […]

Kosovari nga Suhareka ftohet nga Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve Foto: Ilustrim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump edhe këtë herë do të jetë nikoqir i personaliteteve të shumta nga e mbarë bota, për të shënuar Mëngjesin e Lutjeve 2020.

Në mesin e tyre, tashmë kanë arritur edhe ftesat e para për kosovarët për të qenë pjesë e kësaj ngjarje të mëngjesit të 6 shkurtit.

Sikurse dhe viteve të kaluara edhe këtë vit vendasi nga Suhareka, Berat Gegaj ka pranuar ftesën që ai dhe bashkëshortja e tij edhe kësaj here të jenë pjesë e lutjeve në Washington.