Komuna e Suharekës njofton opinionin se nga sot në dispozicionin e tyre do të jetë platforma on-line për evidentimin e qytetarëve të ardhur nga diaspora.

Kjo platformë përmban të dhënat si: Emri dhe Mbiemri, Vendbanimi, Telefoni, Shteti nga vjen dhe Data e hyrjes në Kosovë. Të dhënat tuaja janë të mbrojtura sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave.

Duke e pas parasysh situatën e tanishme për përhapjen e virusit Corona “COVID 19”, në përputhje të plotë me veprimet e përcaktuara me Planin e Qeverisë për Parandalimin dhe kontrollin e infeksionit (Covid-19), Komuna e Suharekës kërkon nga të gjithë personat të ardhur nga diaspora apo qytetarët tonë që kanë qenë jashtë Kosovës kohët fundit të plotësojnë të dhënat të lartcekura.

Platforma është në gjuhët shqipe.

http://www.theranda.info/