Kontakte me pacientin nga Semetishti, 32 mostra janë marr sot në Semetisht, Suharekë, Dobërdelan, Vraniq dhe Studençan

Më datën 12 prill në Suharekë është konfirmuar edhe rasti i pestë pozitiv me covid-19, saktësisht në fshatin Semetisht.

Për të parandaluar përhapjen e covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren ka hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientit nga Semetishti.

Nga të gjitha kontaktet e gjurmuara kjo qendër sot ka marr 32 mostra në Komunën e Suharekës.

Në një intervistë për SuharekaOnline drejtori i kësaj qendre, Dr. Fadil Kryeziu, ka thënë se 32 mostrat janë marrë kryesisht nga persona kontakti me pacientin nga Semetishti.

“Po sot janë marr 32 mostra nga qytetar të Komunës së Suharekës saktësisht nga qyteti i Suharekës, fshatrat Semetisht, Dobërdelan, Vraniq dhe Studençan”.

Dr. Fadil Kryeziu gjithashtu ka treguar se pacienti nga Semetishti është përcjell nga Klinika Pulmologjike në Prizren për shkak se ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore, andaj gjendja e tij është më e rëndë.

Ai gjithashtu ka treguar se kjo qendër do të vazhdoj gjurmimin e kontakteve të tjera për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje.