Kontakte me dy pacientët e fundit me covid-19 në Suharekë, merren mostrat edhe nga 11 qytetarë

Gjatë ditës së sotme, në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren janë marrë mostrat e rreth 120 personave të cilat janë dërguar për analiza në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur Dr.Nurishahe Hulaj, e cila në një prononcim për SuharekaOnline ka treguar se sot janë mostruar dy grupe të pacientëve të cilët janë raste kontakti nga të infektuarit e fundit.

Sipas Dr.Nurishahe Hulaj në Komunën e Suharekës janë marr mostra nga familjarë të dy policëve që rezultuan pozitiv ditë më parë.

“Po nga rreth 120 mostrat që kemi marr sot 11 prej tyre janë nga Suhareka dhe janë familjar të dy policëve” ka thënë ajo.

Sipas doktoreshës, shumica e të mostruarve janë raste të kontakteve të të infektuarve të fundit dhe se rezultatet priten sonte.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.