Dyshim për kontakt me mjekun me covid-19, nesër merren mostrat nga 6 punëtor të QKMF-së në Suharekë

Gjatë ditës së mërkurë nga Drejtoria e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren janë marr mostrat nga 16 familjar të 21 vjeçarit të infektuar me covid-19 dhe një mjeku nga fshati Bllacë.

Nga rezultatet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës bëhet e ditur se 1 person nga fshati Bllacë e Komunës së Suharekës ka rezultuar pozitiv për covid-19.

Të premten Qendra Rajonale e Shëndetit Publik ka konfirmuar lajmin se pacienti i rezultuar pozitiv i datës 08 prill nga fshati Bllacë është mjek i QKMF-së.

E për të parandaluar përhapjen e pandemisë të dielën pritet të merren mostra nga 6 punëtor shëndetësor të QKMF-së në Suharekë të cilët dyshohen të kenë pasur kontakt me rastin e konfirmuar.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline Drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Dr.Fadil Kryeziu, i cili tha se për arsye preventive do të hulumtojmë kontaktet e pacientit, e që në këtë rast përfshin rreth punëtor shëndetësor të QKMF-së që dyshohet se kanë pasur kontakt me pacientin e konfirmuar më datë 8 prill.

RAPORTO