Konkursi për roje pylli në Suharekë, publikohet lista e ngushtë

26.04.2023

Komuna e Suharekës në muajin mars kishte hapur konkurs për roje pylli në Drejtorinë për Bujqësi Zhvillim Rural dhe Pylltari. Bazuar në nenin 80, të Ligjit Nr-06/L-114 Për Zyrtarët Publik dhe nenit 7 të rregullores (QRK) NR.05/2022 për procedurat konkuruese dhe pranimi për Nëpunësit Administrativ dhe Mbështetës, Zyra e Personelit e Komunës së Suharekës njofton […]

Konkursi për roje pylli në Suharekë, publikohet lista e ngushtë Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës në muajin mars kishte hapur konkurs për roje pylli në Drejtorinë për Bujqësi Zhvillim Rural dhe Pylltari.

Bazuar në nenin 80, të Ligjit Nr-06/L-114 Për Zyrtarët Publik dhe nenit 7 të rregullores (QRK) NR.05/2022 për procedurat konkuruese dhe pranimi për Nëpunësit Administrativ dhe Mbështetës, Zyra e Personelit e Komunës së Suharekës njofton të gjithë të interesuarit se ka bërë publikimin e konkursit për vendin e lirë të punës në Drejtorinë për Bujqësi Zhvillim Rural dhe Pylltari në Suharekë për roje pylli në këtë drejtori, shkruan SuharekaOnline.

Lidhur me këtë konkurs Komuna e Suharekës ka publikuar listën e ngushtë me emrat e dy kandidatëve.

Poashtu, në njoftimin e Komunës së Suharekës bëhet e ditur se kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret për këtë pozitë janë:

  1. Refki Kolgeci
  2. Mehdi Fangu

Kandidatët të cilët nuk janë të përfshirë në listën e ngushtë kanë të drejtë ankese me shkrim brenda 5 ditësh.