Konkursi për praktikant në Gjykatën e Suharekës, dalin rezultatet

05.01.2021

Gjykata Themelore në Prizren ka hapur konkurs për pozitën e praktikantit në Gjykatën Themelore në Prizren si dhe në degët Suharekë dhe Dragash. Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se pas përfundimit të intervistës të mbajtur me datë 29 dhe 30.12.2020, për rezultatet e arritura dhe rangimin sipas pikëve të fituara. “Njoftohen të gjithë kandidatët […]

Konkursi për praktikant në Gjykatën e Suharekës, dalin rezultatet Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit - Dega Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka hapur konkurs për pozitën e praktikantit në Gjykatën Themelore në Prizren si dhe në degët Suharekë dhe Dragash.

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se pas përfundimit të intervistës të mbajtur me datë 29 dhe 30.12.2020, për rezultatet e arritura dhe rangimin sipas pikëve të fituara.

“Njoftohen të gjithë kandidatët aplikues për pozitën ‘Praktikant Vullnetar’ në Gjykatën Themelore të Prizrenit- dega në Suharekë, sipas konkursit të shpallur nga Gjykata Themelore në Prizren Nr.01/2020 të datës 02.07.2020, pas përfundimit të intërvistës të mbajtur më 29.12.2020 , njoftohen kandidatët për rezultatet e arritura dhe rangimin sipas pikëve të fituara” thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se të gjithë kandidatët e përfshirë në listë duhet të paraqitën në Gjykatën themelore në Prizren- dega në Suharekë për ta filluar praktikën Gjyqësore nga data 11.01.2021.