Konkursi për një mjek në QKMF-Suharekë, publikohet lista e kandidatëve

26.02.2021

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka publikuar listën e kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën ‘mjek i praktikës së përgjithshme’ në QKMF-në e Suharekës. DSHMS në Suharekë, me 25 janar të këtij viti kishte hapur konkurs pune për një mjek të praktikës së përgjithshme në QKMF-Suharekë. Ndërsa, gjatë ditës së premte (26 […]

Konkursi për një mjek në QKMF-Suharekë, publikohet lista e kandidatëve Foto: Ilustrim

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka publikuar listën e kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën ‘mjek i praktikës së përgjithshme’ në QKMF-në e Suharekës.

DSHMS në Suharekë, me 25 janar të këtij viti kishte hapur konkurs pune për një mjek të praktikës së përgjithshme në QKMF-Suharekë.

Ndërsa, gjatë ditës së premte (26 shkurt), Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka publikuar listën e kandidatëve për këtë konkurs, e në bazë të kësaj liste bëhet e ditur se do të pranohen dy mjek, raporton SuharekaOnline.

Në këtë njoftim është bërë e ditur edhe lista me emrat e kandidatëve për infermier të konkursit të hapur me datë 27 janar 2021.

Gjithashtu është bërë e ditur se testi me shkrim për kandidatët mbahet me 01.03.2021 në ora 10:00 në Sallën e Asamblesë Komunale, tek Parku i Qytetit në Suharekë.