Konkursi për një mësimdhënës/e dhe një kontabilist/e në shkollat e Suharekës, publikohet lista e ngushtë

22.12.2020

Drejtoria e Arsimit në Suharekë më 7 dhjetor kishte shpallur konkurs pune për një mësimdhënës/e dhe një zyrtar/e financiar/e për dy shkolla në Komunën e Suharekës. Të hënën DKA-Suharekë ka publikuar listën e ngushtë të aplikantëve ku komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e mardhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve […]

Konkursi për një mësimdhënës/e dhe një kontabilist/e në shkollat e Suharekës, publikohet lista e ngushtë Foto: Ilustrim

Drejtoria e Arsimit në Suharekë më 7 dhjetor kishte shpallur konkurs pune për një mësimdhënës/e dhe një zyrtar/e financiar/e për dy shkolla në Komunën e Suharekës.

Të hënën DKA-Suharekë ka publikuar listën e ngushtë të aplikantëve ku komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e mardhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05nr.1914 të datës: 07.12.2020, ka përpiluar listën e ngushtë, e cila është bazuar në këto kritere: kualifikimi, nota mesatare, trajnimet e kryera dhe përvoja e punës, transmeton SuharekaOnline.

Kandidatët të cilët janë të përfshirë në listën e ngusht, do t’i nënshtrohen testit me shkrim më 24.12.2020 në ora 09:00 në Sallën e Bordit të Komunës.