Konkursi për dy mësimdhënës/e, një punëtor/e teknik, publikohet lista e ngushtë

Konkursi për dy mësimdhënës/e, një punëtor/e teknik, publikohet lista e ngushtë
Çlirim Gashi

05.06.2021 / Suhareka

Drejtoria e Arsimit në Suharekë më 11 maj ka shpallur konkurs pune për dy mësimdhënës/e dhe një punëtor/e teknik.

Të premtën DKA-Suharekë ka publikuar listën e ngushtë të aplikantëve sipas konkursit 05 nr.890 të datës: 11.05.2021 të cilët do t’i nënshtrohen testit me shkrim, transmeton SuharekaOnline.

Kandidatët të cilët janë të përfshirë në listën e ngusht, do t’i nënshtrohen testit me shkrim më 09.06.2020 në ora 10:00 në Sallën e Bordit të Komunës së Suharekës.

LEXO EDHE:  Një rast i ri me COVID-19 në Suharekë, një i vdekur dhe 20 raste në tërë Kosovën
RAPORTO