Konkursi për 3 infermier/e në QKMF-Suharekë, anulohet testi me shkrim disa ditë pasi u mbajt!

23.01.2023

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka njoftuar se ka anuluar testin me shkrim për konkursin për tre infermier/e në QKMF-Suharekës. DSHMS-Suharekë ka njoftuar se duke u bazuar në kërkesën e komisionit vlerësues ka marrë vendim që të anulohet testi me shkrim i cili është mbajtur me 18 janar, 2023, raporton SuharekaOnline. Në […]

Konkursi për 3 infermier/e në QKMF-Suharekë, anulohet testi me shkrim disa ditë pasi u mbajt! Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka njoftuar se ka anuluar testin me shkrim për konkursin për tre infermier/e në QKMF-Suharekës.

DSHMS-Suharekë ka njoftuar se duke u bazuar në kërkesën e komisionit vlerësues ka marrë vendim që të anulohet testi me shkrim i cili është mbajtur me 18 janar, 2023, raporton SuharekaOnline.

Në njoftim thuhet se testi me shkrim për konkursin tre infermier/e për në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë do të ripërsëritet dhe se komisioni vlerësues obligohet t’i njoftoj me kohë të gjithë kandidatët për testin tjetër me shkrim.