Konkursi për 2 mësimdhënës/e dhe një punëtor/e teknik, DKA-Suharekë publikon rezultatet përfundimtare

18.06.2021

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Suharekës më datë 11 maj të këtij viti kishte hapur konkurs pune për dy mësimdhënës/e në dy shkolla të komunës si dhe një punëtor/e teknik. Pas përfundimit të testit me shkrim dhe intervistës me gojë, Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka publikuar rezultatet përfundimtare, ku edhe ka dhënë vendimin […]

Konkursi për 2 mësimdhënës/e dhe një punëtor/e teknik, DKA-Suharekë publikon rezultatet përfundimtare Foto: Ilustrim

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Suharekës më datë 11 maj të këtij viti kishte hapur konkurs pune për dy mësimdhënës/e në dy shkolla të komunës si dhe një punëtor/e teknik.

Pas përfundimit të testit me shkrim dhe intervistës me gojë, Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka publikuar rezultatet përfundimtare, ku edhe ka dhënë vendimin për pranimin në punë sipas konkursit, raporton SuharekaOnline.

DKA-Suharekë ka njoftuar se Komisioni Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05 nr. 890 të datës 11.05.2021 pas përfundimit të testit me shkrim dhe intervistës me gojë mori këtë vendim:

Vendim-pranim-ne-pune-sipas-konkursit-nr.890