Komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me COVID-19, në mesin e tyre edhe Suhareka

26.07.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus. Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve […]

Komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me COVID-19, në mesin e tyre edhe Suhareka Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Ferizaj (7), Prishtinë (4), Shtime (1), Gjakovë (1) dhe Mitrovicë (1).

Fatmirësisht shumë prej komunave të Kosovës nuk kanë asnjë rast aktiv me COVID-19.

Komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me këtë virus janë: Novobërda, Suhareka, Graçanica, Hani i Elezit, Dragashi, Ranilluga, Mitrovica e Veriut, Parteshi, Kllokoti, Mamusha, Zubin Potoki, Shtërpca, Deçani, Leposaviqi, Zveçani, Shtimja, Rahoveci dhe Fushë Kosova.

Ndryshe numri i rasteve aktive është 169.

Numri total i rasteve pozitive është 108,031 raste nga 715,200 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,265 raste të vdekjes.