Komuna nënshkruan marrëveshje për monitorimin e projektit “Ndërtimi rrugës dhe shtigjeve të ecjës në Mushtisht e Gjinoc-Topliqan”

14.07.2023

Komuna e Suharekës dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese sot gjatë ditës së premte kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për mbikqyrjen e një projekti në komunë. Kjo mbikqyrje e projektit “Ndërtimi i shtigjeve të ecjes dhe rrugës Mushtisht-Guri i Matozit dhe Rrugës Topliqan-Gjinoc”, hynë në kuadër të projektit “Auditimi Social” i cili ka për qëllim që […]

Komuna nënshkruan marrëveshje për monitorimin e projektit “Ndërtimi rrugës dhe shtigjeve të ecjës në Mushtisht e Gjinoc-Topliqan” Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese sot gjatë ditës së premte kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për mbikqyrjen e një projekti në komunë.

Kjo mbikqyrje e projektit “Ndërtimi i shtigjeve të ecjes dhe rrugës Mushtisht-Guri i Matozit dhe Rrugës Topliqan-Gjinoc”, hynë në kuadër të projektit “Auditimi Social” i cili ka për qëllim që së bashku me qytetarë të fushave të ndryshme të monitoroj dhe përkrahë projektet të cilat realizohen nëpër komunat e vendit.

Lidhur me këtë marrëveshje ka njoftuar edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili përmes një shkrimi ka njoftuar se sot është nënshkruar marrëveshja mes komunës dhe Rrjetit Ballkanit për Gazetari Hulumtuese.

Muharremaj thotë se gjithçka duhet të jetë transparente nga mbikqyrja e mediave, qytetarët dhe ekspertëve.

“Marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës së Suharekës dhe Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuse, në projektin e “Auditimit Social” për dy projekte.

Gjithçka transparente me mbikqyrje të medias, qytetarëve dhe ekspertëve.

Bali Muharremaj” ka shkruar Muharremaj.