Komuna e Suharekës konkretisht DBZHRP ( Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari) gjatë ditës së sotme ka ndarë 29259 fidane për fermerët nga Suhareka.

DBZHRP ( Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari), për këtë fundvit ka realizuar projektin “Furnizim me material  fidanor në pemëtari dhe vreshtari”, ku ka shpërndarë 29,259 fidane, prej tyre 1963 fidane të mollës, 5621 fidane të dardhës, 2055 fidane të kumbullës dhe 19 620 fidane të hardhisë së rrushit.

Përfitues janë gjithsejtë 77 fermerë të Komunës së Suharekës. Qëllimi i Projektit ka qenë përkrahja direkte e fermerëve në bazë të nevojave dhe kërkesave të tyre.