Komuna e Suharekës si çdo herë tjetër edhe këtë vit do ta përkujton kryetarin e saj të parë të pasluftës, Ukë Bytyçin, i cili u vra një ditë pas fitores së partisë së tij, LDK, në zgjedhjet e dyta lokale.
Ukë Bytyçi, bashkë me dy përcjellësit Bafti Bytyçi dhe Bajram Bajrami, u vranë në fshatin Leshan të Suharekës derisa po festonin fitoren në zgjedhje.
Komuna e Suharekës ka vendosur që me anë të një akademie përkujtimore ta kujtojë Ukë Bytyçin në shenjë nderimi dhe kujtimi.
Kjo akademi përkujtimore do të mbahet më 27 tetor 2019 në bibliotekën e qytetit – Suharekë duke filluar prej orës 12:00.
Njoftimi i Komunës:
Ftoheni të merrni pjesë në akademinë përkujtimore, në shenjë nderimi dhe kujtimi për ish kryetarin e Komunës, Ukë Bytyçi.
Akademia përkujtimore mbahet më 27.10.2019 në bibliotekën e qytetit – Suharekë, me fillim në orën 12:00.
Me respekt Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj
