Komuna e Suharekës vazhdon subvencionet për qumësht, femerët do të marrin 0.03 euro për litër

10.08.2023

Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari ka bër thirrje për të aplikuar për subvencione. Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari në Suharekë ka njoftuar fermeret e komunës se në kuadër të programit për zhvillimin e bujqësisë, do të vazhdojë të mbështesë sektorin e blegtorisë përmes subvencioneve të qumështit nga 0.03 euro për një […]

Komuna e Suharekës vazhdon subvencionet për qumësht, femerët do të marrin 0.03 euro për litër Foto: Male farmer pouring raw milk into container with dairy cows in background

Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari ka bër thirrje për të aplikuar për subvencione.

Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari në Suharekë ka njoftuar fermeret e komunës se në kuadër të programit për zhvillimin e bujqësisë, do të vazhdojë të mbështesë sektorin e blegtorisë përmes subvencioneve të qumështit nga 0.03 euro për një litër për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2023, raporton SuharekaOnline.

Kriteret që duhet t’i plotësojnë fermerët e interesuar për subvencione janë këto:

  1. Të jetë banor i Komunës së Suharekës
  2. Të jenë të regjistruar si fermerë në sistemin elektronik Efr-së -NIF dhe në sistemin e identifikimit të kafshëve në AUV
  3. Të kenë mbi tri lopë qumështore
  4. Kontrata me qumështoret e licensuara
  5. Dëshmi për sasinë e dorëzuar të qumështit në ndonjërën pikat e grumbullimit të qumështit apo qumështore të lincensuar.
  6. Të dorëzoj së paku 3000 litra qumësht për gjashtëmujorin e parë 2023