Komuna e Suharekës renditet e dyta për nga numri i ndreqjeve të problemeve që janë raportuar nga qytetarët

Komuna e Suharekës renditet e dyta për nga numri i ndreqjeve të problemeve që janë raportuar nga qytetarët
Fisnik Sadiku

08.06.2021 / Suhareka

Platforma online “Ndreqe” që mbledhë ankesat e qytetarëve për shërbime publike komunale dhe i portretizon në një hartë interaktive, ka bërë listimin e komunave sipas ndreqjeve dhe raportimeve të qytetarëve.

Sipas këtij listimi nga të dhënat e mbledhura rezulton që Komuna e Suharekës renditet e dyta për nga numri i ndreqjeve dhe atyre që priten të ndreqen.

Nga gjithsej 231 raportimeve të qytetarëve, Komuna e Suharekës ka ndrequr 198 prej tyre, ndërsa 33 presin të ndreqen, shkruan SuharekaOnline.

Kujtojmë se përmes platformës ndreqe mund të raportohen këto kategori të problemeve: mbeturina, ujëra të zeza, gropa në rrugë, ndriçim publik, trotuar i dëmtuar, shenja të rrugës dhe pengesa për përsona me aftësi të kufizuar.

LEXO EDHE:  4 vetura të vjedhura në Suharekë vetëm për dy muaj

Ankesat e raportuara në ndreqe dërgohen për t’u rregulluar tek zyrtarët përgjegjës të komunave. Secili qytetar mund të shohë ankesat e raportuara, mund të përditësoj ato apo abonohet për njoftime. Përveç kësaj, ndreqe krijon një atmosferë të pjesëmarrjes qytetare, ku qytetarët mund të përfshihen drejtpërdrejtë në ankesa tek qeverisja lokale. Iu mundëson qytetarëve të raportojnë lehtë dhe shpejt ankesat për shërbime publike në lagjet dhe fshatrat e tyre.

RAPORTO