Komuna e Suharekës renditet e 11-ta për nga numri i veteranëve që marrin pension nga shteti

05.12.2020

Deri në muajin qershor të këtij viti, nga skema për veteranët e luftës kanë përfituar 38 mijë e 218 persona. Numri më i madh i përfituesve nga kjo skemë janë veteranët nga komuna e Deçanit, me gjithsej 4 mijë e 74 përfitues, e pasuar nga Gjakova, Prishtina, Peja etj. “Bazuar në gjendjen e muajit qershor […]

Komuna e Suharekës renditet e 11-ta për nga numri i veteranëve që marrin pension nga shteti Foto: Ilustrim

Deri në muajin qershor të këtij viti, nga skema për veteranët e luftës kanë përfituar 38 mijë e 218 persona.

Numri më i madh i përfituesve nga kjo skemë janë veteranët nga komuna e Deçanit, me gjithsej 4 mijë e 74 përfitues, e pasuar nga Gjakova, Prishtina, Peja etj.

“Bazuar në gjendjen e muajit qershor 2020, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte ishte 38.218. Numri më i madh i përfituesve ishte në Komunën e Deçanit me gjithsej 4.074 ose 10,7% e numrit të përgjithshëm”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Komuna e Suharekës renditet e 11-ta për nga numri i veteranëve që marrin pension mujor nga shteti i Kosovës. Numri i veteranëve në Komunën e Suharekës nga muaji korrik 2020 e deri në muajin shtator 2020 nuk ka qenë i njëjtë, pasi ka lëvizur nga muaji në muaj.

Krahasuar me periudhën e njëjtë në pesë vitet e kaluara numri i veteranëve të luftës në Komunën e Suharekës që marrin pagë nga shteti është rritur, ku në vitin 2016 numri i veteranëve që kanë marrë pagë nga shteti ishte rreth 1257, në vitin 2017 ishte rreth 1499, në vitin 2018 ishte rreth 1563, ndërsa në vitin 2019 ishte rreth 1563. Ndërsa nē shtator të këtij viti është 1601.