Komuna e Suharekës renditet e 11-ta për nga numri i pensionistëve që marrin pension bazik të moshës

15.07.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kishte publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM1 2021. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë periudhës TM1 2021, nga nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 142 mijë […]

Komuna e Suharekës renditet e 11-ta për nga numri i pensionistëve që marrin pension bazik të moshës Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kishte publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM1 2021.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë periudhës TM1 2021, nga nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 142 mijë e 92 përfitues.

Komuna e Suharekës renditet e 11-ta për nga numri i pensionistëve që marrin pension bazik të moshës. Numri i pensionstëve në Komunën e Suharekës nga muaji janar deri në muajin mars 2021 nuk ka qenë i njëjtë, pasi ka lëvizuar nga muaji në muaj.

Në muajin janar në Suharekë kanë qenë 4,573 persona që marrin pension bazik të moshës, ndërsa në muajin shkurt ky numër ka rënë në 4,552 dhe në mars është zvogëluar pë një, kështu duke shënuar rënie numri në 4,551.

Bazuar në gjendjen e muajit mars 2021, numri i përfituesve nga skema e pensioneve bazik të moshës ishte 142,092. Numri më i madh i pensionistëve ishte në Komunën e Prishtinës me gjithsej 14.556.