Komuna e Suharekës pranon donacion nga FSK

12.11.2020

Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së ka njoftuar se do të ndihmojnë komunat e Kosovës për përballimin e pandemisë COVID-19, ku sot u ndihmua edhe Komuna e Suharekës. Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi ka njoftuar se sot Komuna e Suharekës ka pranuar një donacion nga FSK, ky donacion përmban materiale esenciale, […]

Komuna e Suharekës pranon donacion nga FSK Foto: Ilustrim

Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së ka njoftuar se do të ndihmojnë komunat e Kosovës për përballimin e pandemisë COVID-19, ku sot u ndihmua edhe Komuna e Suharekës.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi ka njoftuar se sot Komuna e Suharekës ka pranuar një donacion nga FSK, ky donacion përmban materiale esenciale, lloje të ndryshme dorëzash, maska, rroba mbrojtēse, kapela kirurgjike , e material tjetër të nevojshëm.

Njoftimi i plotë:

“Sot ne ambientet e QKMF bashkë me UD e drejtorit te QKMF/Therande znj. Dr.Sale Bytyqi dhe personelin mjeksor pranum nje donacion nga Forca e Sigurisë se Kosovēs, i falënderuam për këtë ndihmë shumë të nevojshme ne ketë kohë të ballafaqimit me Pandeminë COVID-19 për stafin e QKMF-së duke shpreh mirënjohjen më të lartë për FSK, ky donacion përmban materiale esenciale ,lloje të ndryshme dorëzash, maska, rroba mbrojtēse, kapela kirurgjike , e material tjetër të nevojshëm”